Gjashtë lëngje frutash që i bëjnë mirë trupit

Dihet që frutat janë të domosdoshme për trupin tonë.

Lifestyle

22/01/2020 13:00

Por nuk duhet të harroni se lëngu i frutave të freskëta i bërë në shtëpi është më shumë i ushqyeshëm se sa ai i konservuari nëpër shishe.

Përveç konservantëve, aroma e lëngut në shishe nuk është aspak e freskët si ai i frutave të sapo shtrydhura.

Më poshtë do t’ju paraqesim disa lloje lëngje frutash dhe përfitimet e tyre për trupin:

Lëngu i mollës

Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.

Lëngu i kajsisë

Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.

Lëngu i manaferrës

Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, ??dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.

 Lëngu i rrushit

Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.

Lëngu i portokallit

Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.

Disa përzierje frutash, apo lëngjesh të tyre.

Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm

Përzierja e xhenxhefilit, karotave dhe mollëve është efikase për një organizëm të shëndetshëm.

Mollët, kastravecët dhe selinotë parandalojnë kancerin, ulin kolesterolin dhe heqin dhembjen e kokës, si dhe eliminojnë ndjesinë e përzierjes.

Domatet, karotat e mollët përmirësojnë lëkurën dhe rregullojnë frymëmarrjen.

Mollët dhe qumështi reduktojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.

Portokajtë, xhenxhefili dhe kastraveci përmirësojnë lëkurën dhe reduktojnë nxehtësinë e trupit.

Mollët, kastraveci, kivit përmirësojnë lëkurën, transmeton Klan Kosova.

Lëngu që del nga përzierja e dardhës dhe bananes rregullon përmbajtjen e sheqerit.

Karotat, mollët, dardhat dhe mangot neutralizojnë toksicitetin, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë oksidizimin.

Nektarinat, bostani dhe qumështi, të pasura me vitaminë C e B2, rrisin imunitetin e trupit.

Papaja, ananasi dhe qumështi, të pasura në vitaminë C, E, hekur, përmirësojnë lëkurën dhe metabolizmin.

Bananet, ananasi dhe qumështi parandalojnë kapsllëkun.