Gjarpri 7 metra gjendet në kopsht, por a mund ta dalloni se ku është? (Foto)
Ky duket si një kopsht normal, me lëndinë e oborr të vogël, duke pasur gjithçka në vendin e vet.

Fun
Mirëpo, nuk është gjithçka ashtu siç duket, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net
Diku në këtë oborr është një piton gjigant, por a mund ta dalloni?
Kapësit e gjarpërinjëve u thirrën që të merren me këtë piton gjatë javës dhe ata e vendosën një imazh të kopshtit në facebook me titull që u kërkonte përdoruesve të gjenin vendndodhjen e kafshës.
Me këtë rast, përdoruesit kanë dhënë konkludime të shumta se ku mund të jetë gjarpri piton, mirëpo në fund u tregua se të gjithë kishin gabuar me supozimet e tyre.
Kafsha është një piton jo i helmët i cili rritet deri në shtatë metra dhe kryesisht ushqehet me bretkosa, brejtës dhe zogj.
Më poshtë do ta zbuloni se ku ndodhet realisht ky piton. /Lajmi.net/