Gjarpërinjtë po shqetësojnë një familje në Akrashticë (Video)
Një familje nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë është në hall nga gjarpërinjtë.

Lajme
Anëtarët e familjes Uka nga ky fshat tregojnë se shumë gjarpërinj kanë hyrë në kulmin e shtëpisë së tyre.
Familjarët janë të frikësuar nga gjarpërinjtë të cilët, sipas tyre, vetëm po shumohen.
Ata kanë thënë për Klan Kosovën se kanë kërkuar ndihmë edhe nga Komuna e Vushtrrisë, në mënyrë që të hiqen këta zvarranikë nga shtëpia e tyre.
