Gjarpëri e ha veten e tij

Ndonjëherë gjarpërinjtë mund ta hanë bishtin e tyre, duke kriuar një rreth. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me ri-përtrirje kur një gjarpër e bën një gjë të tillë.

Fun

03/05/2014 17:57

Gjarpërinjët janë krijesa gjakftohtë, çka do të thotë se ata nuk janë në gjendje që ta rregullojnë temperaturën e trupit të tyre.

Ata kanë nevojë për burime të jashtme të nxehtësisë në mënyrë që ta ngrohin veten e tyre.

Por, nëse ata nxehen shumë, nuk janë në gjendje që të djersijnë për ta ftohur veten e tyre, kështu që iu duhet që të gjejnë një vend të ftohtë dhe të errët.

Nëse gjarpërinjtë nxehen shumë, ata mund të veprojnë si të hutuar dhe të ç\’orientuar.

Atyre gjithashtu pësojnë një rritje të madhe të metabolizmit, duke ia shkaktuar atyre një ndjenjë të rrejshme të urisë dhe një dëshirë të madhe për të ngrënë çfardo që iu del përpara.

Robert Mott ishte duke filmuar në një dyqan kafshësh shtëpiake, kur ky gjarpër filloi ta gëlltiste bishtin e tij.

Nuk bëhet e ditur se kur ishte ushqyer gjapëri për herë të fundit apo se sa ishte temperatura brenda në kafazin e gjarpërit.

Gjarpëri fillon të derdhë gjak nga kafshimi i tij gjatë videos, dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë pasojë nga ky incident.