Gjakovë: Vetëdorëzohet personi që policia dje ia publikoi fotografinë – me vendim të prokurorit ai u lirua pas intervistimit
Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka lajmëruar se është vetëdorëzuar personi që dje Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Dje, të dyshuarit iu publikua fotografia dhe u kërkua ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e tij, transmeton lajmi.net. Sot, ai është paraqitur vetë në Polici dhe është intervistuar. Pastaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit,…
Lajme
Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka lajmëruar se është vetëdorëzuar personi që dje Drejtoria Rajonale e Gjakovës.
Dje, të dyshuarit iu publikua fotografia dhe u kërkua ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e tij, transmeton lajmi.net.
Sot, ai është paraqitur vetë në Polici dhe është intervistuar. Pastaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Vetëdorëzohet personi i dyshuar në kërkim
Gjakovë, 4 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 3 mars 2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti sot, me datën 4 mars 2026, është vetëdorëzuar në Polici.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike./lajmi.net/