Gjakovë: Vdiq sapo përfundoi punën në ndërtimtari, trupi i pajetë dërgohet në IML

Një person ka humbur jetën dje në Gjakovë, posa kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore. Policia bëri të ditur se i njëjti është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se i njëjti sapo kishte përfunduar orarin e  punës ishte alivanosur në tokë, transmeton lajmi.net. Trupi i pajetë…

Lajme

11/07/2025 09:42

Një person ka humbur jetën dje në Gjakovë, posa kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore.

Policia bëri të ditur se i njëjti është dërguar në emergjencë pa shenja jete.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se i njëjti sapo kishte përfunduar orarin e  punës ishte alivanosur në tokë, transmeton lajmi.net.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/Lajmi.net/