Gjakovë, një person nxjerr nga bankomati 100 euro të falsifikuara

Gjatë ditës së djeshme në Rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë është raportuar për një rast të monedhës së dyshuar të falsifikuar.

Lajme

19/01/2018 12:40

Ankuesi i gjinisë mashkullore, punëtor në një filial bankar, ka raportuar se gjatë zbrazjes së një bankomati ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e që dyshohet të jetë e falsifikuar. /Lajmi.net/