Gjakovë: Një burrë dyshohet se kërcënoi bashkëshorten me publikimin e fotove dhe videove në rrjete sociale

Një rast i kanosjes është raportuar në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me publikimin e fotove dhe videove në rrjete sociale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është shtetase e huaj, ndërsa i dyshuari pas rastit nuk është lokalizuar ende nga autoritetet. Policia ka bërë të ditur…

Lajme

24/05/2026 08:58

Një rast i kanosjes është raportuar në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me publikimin e fotove dhe videove në rrjete sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është shtetase e huaj, ndërsa i dyshuari pas rastit nuk është lokalizuar ende nga autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet dhe janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /Lajmi.net/