Gjakovë: Kapen mbi 3 mijë pako me cigare

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në Gjakovë ka gjetur dhe sekuestruar 3 mijë e 250 pako me cigare, prej të cilave 1500 të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër Winston. Rasti ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi”, kur njësitet patrulluese kanë ndalur automjetin “Skoda” me targa vendore, i cili drejtohej nga…

Lajme

29/06/2024 18:08

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në Gjakovë ka gjetur dhe sekuestruar 3 mijë e 250 pako me cigare, prej të cilave 1500 të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër Winston.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi”, kur njësitet patrulluese kanë ndalur automjetin “Skoda” me targa vendore, i cili drejtohej nga F. L.

Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar nën dyshimin se janë të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.