Gjakovarët nuk i ndal as pandemia, organizojnë dasmë në restorant me 130 të ftuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë gjatë së shtunës është raportuar për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Lajme
Përkundër se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ku nuk lejohet tubimi i më shumë se 50 personave për shkak të pandemisë me COVID-19, në Gjakovë ky vendim i qeverisë ka hasur në vesh të shurdhër, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në ora 10:15, pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës, shkruan lajmi.net.
Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/