Gjakova, në verë me bustin e Fadil Hoxhës
Plani për vendosjen në Gjakovë të bustit të ish liderit komunist Fadil Hoxha, është shtyrë për disa muaj, përkatësisht për verë.

Lajme
Sipas kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, shtyrja është bërë pasi është vendosur për ndërtimin e një rrethrrotullimi në qendër të qytetit, ku do të vendosej edhe busti në fjalë.
Kërkesa për vendosjen e këtij busti ishte bërë në muajin shkurt pas mbledhjes së nënshkrimeve të pesëmijë qytetarëve të Gjakovës.
Për qytetarët kjo vonesë është e paarsyeshme, meqë Fadil Hoxhën e konsiderojnë si një prej burrave më të mëdhenj të vendit.
Kjo ide kishte nxitur akuza të ashpra nga disa subjekte politike (PDK, Vetëvendosje dhe AAK), dhe familjet e viktimave të regjimit komunist. (Klan Kosova)