Giroud: Zoti donte ta mbajë fanellën e Milanit dhe jo Interit

Sulmuesi Olivier Giroud është shumë i kënaqur që i është bashkuar AC Milanit.

Sport

02/08/2021 16:19

Francezi kompletoi kalimin te AC Milan duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër, transmeton lajmi.net.

Dashurinë e madhe për “Rossonerët” e ka zbuluar Giroud me një deklaratë së fundmi.

“Jam krishterë dhe mendoj se Zoti donte që të jem në fanellën e Milanit dhe jo të Interit që isha pranë edicionit të kaluar”, tha ai.

Ndërkohë, Giroud ka nisi në mënyrë të mrekullueshme këtë aventurë në “San Siro”, pasi shënoi gol në miqësoren ndaj Nice, vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua./Lajmi.net/