Giroud shërohet nga COVID-19, i gatshëm për ndeshjen ndaj Lazios

Olivier Giroud është shëruar plotësisht nga COVID-19.

Sport

11/09/2021 08:26

Pak ditë më parë AC Milan kishte njoftuar se në testet e bëra Giroud kishte rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Megjithatë duket se procesi i shërimit të futbollistit ka kaluar shpejtë pasi ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës kundër Lazios.

Sidoqoftë, sulmuesi pritet që ta nis nga banka rezervë këtë duel pasi Zlatan Ibrahimovic tashmë është rikthyer nga lëndimit dhe është në gjendje më të mirë fizike se francezi.

Giroud e filloi shumë mirë aventurën e tij te ‘Rossonerët’ dhe ka dy gola të realizuar në dy duelet e para.

Milani ka gjashtë pikë të grumbulluara dhe është në mesin e skuadrave me pikë të plota pas dy xhirove në Serie A. /Lajmi.net/