Giroud rezulton pozitiv me COVID-19

Olivier Giroud është infektuar me virus.

Sport

02/09/2021 15:10

Milan ka njoftuar pak minuta më parë se Giroud ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në analizat e bëra së fundmi, transmeton lajmi.net.

Futbollisti tani do të i’u nënshtrohet protokollit mjekësorë dhe do të izolohet nga pjesa tjetër e ekipit.

Lajm shumë i keq ky për futbollistin që e nisi aventurën në Itali në mënyrë fantastike pasi realizoi dy gola në debutim kundër Cagliarit.

Sulmuesi nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliarit. /Lajmi.net/