Giroud: Nuk u dorëzuam në asnjë moment kundër Interit

Protagonisti kryesor i ‘Derby della Madonnina’ ka dhënë komentet e tij lidhur me ndeshjen e mbrëmjes së kaluar.

Sport

06/02/2022 08:15

Olivier Giroud ishte figura kryesore e përballjes Inter – Milan, duke shënuar dy gola që i dhanë fitoren skuadrës ‘Rossoneri’.

Francezi tha se skuadra bëri një pjesë të parë të dobët, por lavdëroi skuadrën që nuk u dorëzua për asnjë moment.

“Siç kam thënë edhe para ndeshjes, kjo ishte një ndeshje speciale. Ishim duke vuajtur në pjesën e parë, por pas pauzës, ne u kthyem në ritëm”, ka thënë Oli Giroud për DAZN, transmeton lajmi.net.

“Shpresoja për një top apo dy në zonë. Në të parin isha me fat, por i dyti ishte pasim i mirë i Calabria. Jam i lumtur për tifozët dhe krenar për skuadrën që nuk u dorëzua asnjëherë”, shtoi francezi.

Milan ka ngushtuar diferencën në vetëm një pikë me Inter tashmë, ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur dhe diferenca mund të shkojë në katër pikë. /Lajmi.net/