Giroud: Është nder për mua të luaj përkrah Ibrahimovicit

Olivier Giroud është prezantuar sot si futbollist i Milanit.

Sport

02/08/2021 15:16

Giroud është prezantuar sot gjatë ditës si lojtar i ri i Milanit, transmeton lajmi.net.

Futbollisti në konferencën për shtyp është shprehur shumë i lumtur që do të luaj përkrah një sulmuesi si Zlatan Ibrahimovic.

“Për mua është një nder të luaj në formacion përkrah një lojtari të madh si Ibra, por mendoj se është një pyetje që i duhet bërë trajnerit nëse do të luajmë së bashku”, tha ai.

“Unë jam këtu në Milano për të sjellë përvojën time dhe ne mund të plotësojmë njëri -tjetrin. Është e lehtë të luash përkrah një lojtari me personalitetin e tij. Jam i sigurt se mund të jemi një çift i mrekullueshëm në sulm, jam këtu me shumë përulësi”, vazhdoi ai.

“ Jam shumë i lumtur me pritjen nga ekipi. Ne po punojmë shumë për klubin dhe mezi pres që Ibrahimovic të jetë me ne”, shtoi ai.

“Sa gola do të realizoj? Dua të lë shenjën time në këtë ekip. Kam fituar shumë dhe dua të bëj të njëjtën gjë këtu. Objektivin personal nuk do t’ju them. Unë do përpiqem të shënoj sa më shumë gola që mundem”, përfundoi Oliver Giroud.

36-vjeçari është transferuar në Itali për 1 milionë euro plus bonuset. /Lajmi.net/