Giresse: Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme
Trajneri i Kombëtares së Kosovë, Alain Giresse ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ e luajnë në udhëtim ndeshjen e parë të muajit të shtatorit. Në konferencën për media është paraqitur përzgjedhësi i Kosovës, Alain…
Sport
Trajneri i Kombëtares së Kosovë, Alain Giresse ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut.
Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ e luajnë në udhëtim ndeshjen e parë të muajit të shtatorit.
Në konferencën për media është paraqitur përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, i cili e vlerësoi si të rëndësishme ndeshjen e nesërme.
“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se është ndeshje zyrtare, e cila vlerësohet me pikë nga UEFA. Ne, si Kosovës, kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje”, u shpreh ai.
“E dimë që tashmë vendi i parë do të jetë për Greqinë, por për ne është shumë e rëndësishme të përfundojmë në pozitën e dytë dhe do të luftojmë për këtë gjë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar”, përfundoi Giresse.
Irlanda e Veriut dhe Kosova zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/