Gillespie publikon këngë të re (Video)
Gillespie ka bërë publikimin e këngës së re ‘Aq më bën’. Sipas njoftimit, kënga do të jetë pjesë e albumit të rradhës të bendit, që pritet të publikohet së shpejti.
ShowBiz
Gillespie është grupi i mirënjohur nga Prishtina i themeluar në vitin 2005, që ka inspiruar një numër grupesh tjera në vend. Grupi ishte pjesëmarrës i një numri turnesh në rajon dhe botë deri sa në vitin 2006 ishte përzgjedhur nga producentë të MTV për të bërë hapjen e performancës së ‘Red Hot Chilli Peppers’ në Serbi, gjë që nuk u realizua për shkaqe politike.
Grupi deri më tani ka bërë publikimin e dy albumeve, të titulluara ‘Një ditë e zakonshme’ dhe ‘Numroj n’numratore’. Video e këngës së re të grupit është punuar nga Kala Heinemann.
