Gilberto Mora shkruan historinë, lojtari më i ri në ndeshjet hapëse të Kupës së Botës
Talenti meksikan Gilberto Mora ka hyrë në histori të futbollit botëror, pasi u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në ndeshjen hapëse të një Kupe Bote. 17-vjeçari ishte pjesë e formacionit të Meksikës në sfidën inauguruese të Kupës së Botës 2026 ndaj Afrikës së Jugut, duke thyer një rekord që kishte qëndruar…
Sport
Talenti meksikan Gilberto Mora ka hyrë në histori të futbollit botëror, pasi u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në ndeshjen hapëse të një Kupe Bote.
17-vjeçari ishte pjesë e formacionit të Meksikës në sfidën inauguruese të Kupës së Botës 2026 ndaj Afrikës së Jugut, duke thyer një rekord që kishte qëndruar për plot 96 vjet.
Me këtë paraqitje, Mora u bë gjithashtu lojtari më i ri që ka përfaqësuar ndonjëherë Meksikën në një ndeshje të Kupës së Botës.
Mesfushori ofensiv i Club Tijuana konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit meksikan dhe debutimi i tij në ndeshjen hapëse të Botërorit e ka vendosur menjëherë në librat e historisë.