Gigi Hadid duket e trishtuar pasi e kaloi Shën Valentinin pa Zayn Malik

Është Shën Valentini i parë i saj pas ndarjes nga ylli i One Direction, Zayn Malik.

ShowBiz

16/02/2019 23:36

Gigi Hadid është fotografuar e vetme teksa po dilte nga një ndejë në Nju Jork, të enjtën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja 23-vjeçare ishte veshur në të zeza, ajo mbante një palë xhinse, pantallona, pallto dhe po ashtu çizme të zeza.

Ajo kishte fshehur sytë pas syzeve të errëta, kurse buzët i kishte bërë të kuqe.

Muajin e kaluar, një burim i “US Weekly” zbuloi se ata janë ndarë por që mund të bashkohen sërish.

Sipas kësaj reviste, thuhet se Gigi u përpoq shumë në këtë marrëdhënie, por Zayn ishte gjithmonë i zënë me angazhimet e tij.  /Lajmi.net/