Giaufret : Është koha për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret ka thënë sot se tani është koha për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Giaufret këto komente i bëri gjatë Javës Evropiane të Mundësive në Serbi, raporton tanjug, transmeton Lajmi.net. Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor tash e një kohë…

Lajme

23/09/2024 13:02

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret ka thënë sot se tani është koha për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Giaufret këto komente i bëri gjatë Javës Evropiane të Mundësive në Serbi, raporton tanjug, transmeton Lajmi.net.

Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor tash e një kohë të gjatë janë në negociata për anëtarësim dhe se duhet të përfitojmë nga ky moment.

“Ne duhet të përfitojmë nga ky moment tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në negociata për anëtarësim për një kohë të gjatë dhe tani është momenti për të përshpejtuar anëtarësimin”, ka thënë Giaufret. /Lajmi.net/