Giampaolo provon një formacion interesant te Milani

Milani i Marco Giampaolo po fillon të marrë formë me Suson në rolin trekuartistit pas Krzysztof Piatek dhe Andre Silva.

Sport

15/07/2019 22:15

Ish-trajneri i Sampdorias dhe Empolit ka përdorur tradicionalisht një formacion 4-3-1-2 dhe duket se po shkon në atë drejtim edhe në ‘San Siro’.

Në sesionin e sotëm të trajnimit, ‘Rossonerët’ testuan Suson si lojtar mbështetës pas sulmuesve Piatek dhe Andre Silva, ky i fundit i rikthyer pas një huazimi të suksesshëm te Sevilla, transmeton lajmi.net.

Hakan Calhanoglu u zhvendos në një rol më të thellë në mesfushë, ndërsa Davide Calabria dhe Andrea Conti të dy po punojnë për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Alessio Romagnoli dhe Mateo Musacchio ishin partner në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/