“Gëzuar të gjithëve”, Ramush Haradinaj i pa ftuar futet në lidhjen direkte të Anitës dhe përshëndet live

Anita, përmes "Skype", komunikoi direkt me programin "Shqipëria Live".

ShowBiz

17/02/2022 16:27

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Haradinaj uroi 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, ajo foli edhe për vuajtjet e vendit të Kosovës që erdhi deri tek shpallja e Pavarësisë e që ndodhi me datën 17 shkurt 2008. Ndërkohë, në një moment para kamerës edhe pse i pa ftuar shfaqet Haradinaj, i cili uron 14 vjetorin e Kosovës shtet.

“Më falni por meqë ky djali më erdhi, tani unë do ta fus në emision pa ju marrë leje”, thotë Anita.”Gëzuar të gjithëve, festofshim bashkë”, thotë ndër të tjera, ish-kryeministri i Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndryshe, figura të njohura politike dhe publike, kanë uruar sot festën e 17 shkurtit, në shënimin e 14 vjetorit të Kosovës shtet./Lajmi.net/