Gëzimi i fëmijës tregon dashurinë për Liverpoolin, Klopp e çoi Arnoldin te tifozi për t’i dhënë fanellën

Mbrëmë, Liverpool ka arritur të fitojë 2:0 ndaj Wolverhampton. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Jurgen Klopp, veçanërisht pas humbjes së tmerrshme në Anfield kundër Real Madridit dhe më pas barazimit në Crystal Palace. Megjithatë, tifozi i ri i Liverpool-it, i cili ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes, u kujdes…

Sport

02/03/2023 13:28

Mbrëmë, Liverpool ka arritur të fitojë 2:0 ndaj Wolverhampton. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Jurgen Klopp, veçanërisht pas humbjes së tmerrshme në Anfield kundër Real Madridit dhe më pas barazimit në Crystal Palace.

Megjithatë, tifozi i ri i Liverpool-it, i cili ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes, u kujdes që rezultati i ndeshjes të mos ishte në plan të parë.

Ai ka kërkuar një fanellë nga Trent Alexander-Arnold dhe këtë e ka vënë re trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili bëri një lëvizje të shkëlqyer.

Ai shkoi te lojtari i tij dhe i tha që t’i jepte fanellën e tij një tifozi të vogël të Liverpool-it, i cili dinte të festonte këtë arritje.

Pas marrjes së fanellës, djali ka festuar sikur të kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe sigurisht si të mos kishte kur mori fanellën nga idolli i tij./Lajmi.net/