Gëzim Kelmendi reagon ashpër ndaj deklaratave të Kurtit se feja nuk është parësore për identitetin shqiptar: Kjo është skandaloze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “The Neë York Times” ka deklaruar se feja nuk është parësore për identitetin shqiptar. Kurti tha se fetë kanë ardhur dhe kanë shkuar, por populli shqiptar ka mbetur gjithmonë aty, transmeton lajmi.net. “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa…

Lajme

04/01/2025 20:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “The Neë York Times” ka deklaruar se feja nuk është parësore për identitetin shqiptar.

Kurti tha se fetë kanë ardhur dhe kanë shkuar, por populli shqiptar ka mbetur gjithmonë aty, transmeton lajmi.net.

“Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë”, deklaroi Kurti.

E kjo deklaratë duket se ka prekur kryetarin e partisë FJALA, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi ka reaguar duke e cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit.

Ja reagimi i tij:

Albin Kurti paska deklaruar për “The New York Times”:

Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore.

Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

Kjo deklaratë është skandaloze!

Kjo është ndër deklaratat ma të ulëta të një kryeministri që përfaqëson një shtet me shumicë muslimane.

Këtë lloj deklarate mund ta thotë vetëm një kryeministër që mund të ketë bindje ateiste dhe ideologji marksisto-leniniste.

Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë.

/lajmi.net/