Gërxhaliu: Çmimi i rrymës mund të rritet prapë në fund të vitit, ka mungesë të transparencës
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti. Sipas Gërxhaliut, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është në duart tona. “Ne i kemi kapacitetet prodhuese të prodhuara në vitet 60/70-ta, dhe për 25 vjet ne nuk kemi qenë në gjendje t’i…

Lajme
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti.
Sipas Gërxhaliut, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është në duart tona.
“Ne i kemi kapacitetet prodhuese të prodhuara në vitet 60/70-ta, dhe për 25 vjet ne nuk kemi qenë në gjendje t’i rrisim kapacitetet prodhuese, çmimi është rritë, po kam drojë që çmimi do të rritet prapë në fund të vitit, sepse fati i furnizimit me energji elektrike nuk është në duart tona, por është në duart e të tjerëve”, tha Gërxhaliu në Klan.
Derisa shton se është shqetësuese heshtja e partisë në pushtet, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
“Ka mungesë të transparencës, ka mungesë të sinqeritetit, kjo heshtje dëshmon shumëçka. Vetë fakti që nuk dihet vlera e saktë të shtrenjtimit ësjtë arsyeja e parë, dhe lidhja e fuqishme e politike me operatorët për furnizim të energjisë elektrike është fakti i dytë”, tha tutje ekonomisti.