Gervinho më i shpejtë se Bolt
Sulmuesi i Romës, Gervinho ka thënë në shaka se do të mposhtte kampionin e botës në 100 dhe 200 metra sprint, Usain Bolt në pronësi të topit. Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi dy herë në fitoren 3:2 ndaj Napolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë të mërkurën mbrëma, falë vrapimeve të…
Sport
Sulmuesi i Romës, Gervinho ka thënë në shaka se do të mposhtte kampionin e botës në 100 dhe 200 metra sprint, Usain Bolt në pronësi të topit.
Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi dy herë në fitoren 3:2 ndaj Napolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë të mërkurën mbrëma, falë vrapimeve të shpejta.
“Do ta mposhtja Boltin me top në këmbë. Pa top, ai do të ishte më i shpejtë”, deklaroi Gervinho për Rai Sport.
“Ne e filluam ndeshjen mjaft mirë, por u ndalëm nga Napoli pas pushimit. Goli i hershëm i Napolit në fillim të pjesës së dytë na lëndoi, por ne shfaqëm dëshirën dhe guximin tonë për t’u rikthyer në lojë”, shtoi ai.
“Ishte ndjenjë e mirë të shënojë golin e fitores dhe ta festoj me bashkëlojtarët dhe tifozët. Ishte shumë me rëndësi të fitojmë duelin e parë. Tani jemi një hap më afër finales, por Napoli nuk duhet të nënçmohet”, përfundoi Gervinho.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në San Paolo më 12 shkurt.