Gërvalla: Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses, duhet të ulemi në tavolinë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, duke bërë thirrje për dialog politik dhe tejkalimin e situatës përmes diskutimit. “Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses. E vetmja mundësi është ulja në tavolinë, diskutimi, ndoshta në një moment të caktuar pajtohemi dhe ecim përpara”, ka deklaruar Gërvalla.…

Lajme

12/08/2026 14:37

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, duke bërë thirrje për dialog politik dhe tejkalimin e situatës përmes diskutimit.

“Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses. E vetmja mundësi është ulja në tavolinë, diskutimi, ndoshta në një moment të caktuar pajtohemi dhe ecim përpara”, ka deklaruar Gërvalla.

Duke iu referuar tensioneve dhe përplasjeve në sallën e Kuvendit, ajo ka kritikuar veprimet e deputetëve gjatë zhvillimeve të sotme.

“Nuk është as e dinjitetshme, as serioze, as bërtimat, as hedhjet me ujë, as me letra, se në fund të fundit në këtë sallë do të kthehemi të gjithë”, është shprehur Gërvalla. /Lajmi.net/