Gërvalla uron ShBA-të për pavarësi: Angazhimi dhe përkushtimi i tyre, vendimtar në rrugën tonë për liri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248 vjetorin e Pavarësisë, ku tha se shprehin falënderimet për miqësinë e përjetshme me Kosovën. Gërvalla më tej tha se angazhimi dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe…

Lajme

04/07/2024 17:39

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248 vjetorin e Pavarësisë, ku tha se shprehin falënderimet për miqësinë e përjetshme me Kosovën.

Gërvalla më tej tha se angazhimi dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Ambasadorin Hovenier, festuam Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, vendit që ka frymëzuar breza të tërë dhe ka mbështetur kombet në rrugën e tyre drejt lirisë dhe demokracisë”, shkroi Gërvalla.