Gërvalla takon sekretarin e Këshillit të Evropës: Presim me padurim të ecim përpara drejt anëtarësimit
Ministrja e Punëve të Jashme, Donika Gërvalla ka mbajtur takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset në Strasbourg ka thënë se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KIE. Gërvalla përmes një postimi në ‘’Facebook’’ kathënë se Kosova pret me padurim të ec drejtë antarsimit të…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashme, Donika Gërvalla ka mbajtur takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset në Strasbourg ka thënë se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KIE.
Gërvalla përmes një postimi në ‘’Facebook’’ kathënë se Kosova pret me padurim të ec drejtë antarsimit të plotë në KIE
‘’Në Këshillin e Evropës, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset theksova se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe presim me padurim të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë dhe qytetarët tanë të përfitojnë nga mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës.’’ Ka shkruar Gërvalla.
Gërvalla ka shtuar se Kosova është gati të përfitojë nga mekanizmat mbotjës të kësaj organizate dhe të kontribojë në forcimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në nivel evropian.