Gërvalla takoi Ministrin e Jashtëm të Armenisë: Diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë

Ministrja Gërvalla takoi Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan. Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan. Ministrja Gërvalla dhe Ministri Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe…

Lajme

30/06/2024 23:30

Ministrja Gërvalla takoi Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.
Ministrja Gërvalla dhe Ministri Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.
Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurtë.