Gërvalla: Shtëpia e Prof. Latif Berishës, po shndërrohet në shtëpi muze

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë, ka vizituar sot shtëpinë e Prof. Latif Berishës me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së tij. Nga atje, Ministrja Gërvalla njoftoi se…

Lajme

24/03/2026 17:59

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë, ka vizituar sot shtëpinë e Prof. Latif Berishës me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së tij.

Nga atje, Ministrja Gërvalla njoftoi se shtëpia e Prof. Latif Berishës, po shndërrohet në shtëpi muze. Ajo shtoi se vrasja e tij nuk ishte e rastësishme, por ishte pjesë e një strategjie të qartë për të shkatërruar kokat intelektuale të vendit, për të goditur shtyllën e dijes dhe për të penguar rindërtimin e Kosovës së lirë dhe të arsimuar.

“Më 24 mars 1999, ndërsa bota po kthente sytë nga Kosova dhe avionët e NATO-s nisnin bombardimet kundër regjimit gjenocidal serb, në terren vazhdonte e njëjta fytyrë e errët e krimit, e ftohtë, e organizuar dhe e pa mëshirë”, tha Ministrja Gërvalla.

Sipas saj, qëllimi ishte të zhdukeshin mendjet më të ndritura, të dobësohej shtresa e mendimit dhe të pengohej e ardhmja e një kombi të emancipuar.

“Prof. Latif Berisha edhe sot e kësaj dite, mbetet një personalitet i pakapërcyeshëm, ndër mendjet më të ndritura të Kosovës”, vlerësoi Ministrja Gërvalla gjatë kësaj vizite.