Gërvalla shpreh dëshirën për ta udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë: Reforma në drejtësi është ballafaquar me bllokada
Bashkëkryetarja e GUXO, partnere e koalicionit të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla është shprehur e gatshme që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pozitë për të cilën ishte propozuar nga Albin Kurti më 26 tetor, por kabineti i tij në atë kohë nuk mori 61 votat e duhura për krijimin e Qeverisë. Gërvalla tha se edhe…
Lajme
Bashkëkryetarja e GUXO, partnere e koalicionit të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla është shprehur e gatshme që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pozitë për të cilën ishte propozuar nga Albin Kurti më 26 tetor, por kabineti i tij në atë kohë nuk mori 61 votat e duhura për krijimin e Qeverisë.
Gërvalla tha se edhe kabineti i ardhshëm që do të propozohet nga Kurti nuk do të ketë ndryshime.
“Sa i përket gatishmërisë time për ta marrë udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë është po ashtu… kam gatishmëri si në tetor”, tha Gërvalla në një intervistë për Kanal10.
Sipas saj, gjatë katër viteve të kaluara, kur këtë ministri e udhëhoqi Albulena Haxhiu, është punuar “shumë”. Madje, ajo akuzoi Gjykatën Kushtetuese për bllokada.
“Sepse mendoj që reforma në drejtësi, në të cilën është punuar shumë gjatë katër viteve të fundit, por e cila gjithashtu është ballafaquar me bllokada të jashtëzakonshme, pra roli opozitar kur nuk po mundesh të ecësh në parlament i dërgon lëndët në kushtetuese dhe aty presin derisa ato derisa të fermentohen, derisa të bëhen turshi, apo nuk e di çka pret Gjykata Kushtetuese, edhe me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe me Ligjin për Vetingun, nuk e di çka pret”, shoti ajo.
Ajo përmendi zotimin për Prokurorinë “e specializuar për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, që tha se është goxha sfiduese.
“Plus zotimi ynë për një prokurori të re të specializuar e cila do të merret me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Edhe ajo është goxha sfiduese. Kështu që gatishmëria ime është, megjithatë, unë nuk mund të them as këndej as andej përderisa nuk jemi ulur dhe t’i përcaktojmë së bashku me partnerët tanë të koalicionit se cilat do të jetë ndarja e detyrave”, shtoi ajo.
Gërvalla deklaroi se nuk e refuzon asnjë sfidë. “Unë jam më shumë lojtar futbolli se sa tenisi. Unë kam dëshirë të luaj në ekip dhe ligjeve dhe rregullave të ekipit. Nëse partnerët tanë do të kenë mendimin që unë mund ta udhëheqë mirë ministrinë e Drejtësisë, unë nuk i shmangem kësaj përgjegjësie.”, shtoi ajo.
Gërvalla foli edhe për raportet me Presidenten Vjosa Osmani, e cila para se të zgjidhej e para e vendit, udhëhoqi me partinë që ajo e drejton. Gërvalla u pyet nëse ajo e mbështet Vjosa Osmanin edhe për një mandat.
“Në momentin që do të fillojmë të diskutojmë rreth presidentit do ta shfaqim pozicionin tonë i cili është i ditur në radhët e koalicionit tonë por nuk kam gatitshmëto ta diskutoj publikisht seose e dëmtoj arriotjen e atij qëllimi që dua ta arrijë në fund. Zonja Osmani e ka pasur mbështetjen pa kusht në të gjitha proceset prej që unë e njoh dhe nuk di pse do të duhej të kishte ndryshuar diçka. Mbështetja ime për presidenten Osmani asnjëherë nuk është lëkundur.”, tha ajo.