Gërvalla: Propozimi i LDK-së absurd dhe ta kujton vitin 1999 kur Kosova sapo doli nga lufta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla deklaroi se duhet zhbllokuar procesi i konstituimit të kuvendit. Ajo ndër të tjerash bëri të ditur se po tentojnë ta bëjnë këtë zhbllokim dhe se është proces që duhet ecur përpara. “Ne sot bën tentativë për të zhbllokuar procesin pasi tashmë është krejt…

Lajme

09/05/2025 11:10

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla deklaroi se duhet zhbllokuar procesi i konstituimit të kuvendit.

Ajo ndër të tjerash bëri të ditur se po tentojnë ta bëjnë këtë zhbllokim dhe se është proces që duhet ecur përpara.

“Ne sot bën tentativë për të zhbllokuar procesin pasi tashmë është krejt i pakuptueshëm jo vetëm për ju por edhe për ne, por edhe për qytetarët që ky proces duhet të ecë përpara. S’ka arsye për të vazhduar bllokadën, mundësitë janë që të zhbllokohet që sot por nuk u shfrytëzua. Madje u shfrytëzua foltorja e kuvendit për të dhënë deklarata që do të vazhdojë të mbetet e bllokuar. Ne kemi çuar sinjale që jemi të interesuar për konstituim të Kuvendit dhe s’ka alternative. Dihet qartë se kush i bën propozimet, si bëhen dhe si shkon procesi por deri tani s’kemi asnjë progres në këtë fushë”, deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Gërvalla madje foli edhe për propozimin e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së, për qeveri të tranzicionit, të cilën e krahasoi me vitin 1999 dhe situatën e atëhershme politike në vend.

“Keni qenë dëshmitarë për letrën që Kurti i ka çuar LDK-së, e cila s’është marrë parasysh përkundrazi ka ardhur një propozim absurd që të kujton vitin 1999 kur Kosova  e sapodalë nga lufta do të duhej të gjente zgjidhje tranzitore. Kosova është demokraci e konsoliduar evropiane e stabile e këtë e kam theksuar dej në takim me ministrat e jashtëm të BE-së”./Lajmi.net/