Gërvalla priti në takim ambasadoren kanadeze Jessica Blitt, flasin për thellimin e marrëdhënieve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën diskutuan për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin mbështetës të Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Përmes një njoftimi bëhet e ditur ministrja…

Lajme

14/11/2024 11:53

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën diskutuan për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin mbështetës të Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe përkushtimin për të thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore përmes bashkëpunimeve të reja, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në ekonomi, arsim dhe teknologji.

“Investimet strategjike dhe projektet e përbashkëta në sektorët ekonomik, kulturor dhe të sigurisë u vlerësuan si mundësi konkrete për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me mërgatën tonë si një garanci për marrëdhënie të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/