Gërvalla nuk tregon nëse i kanë numrat: Jemi optimist, të shohim nëse opozita s’do e bllokojë procesin e seancës
Duke filluar nga ora 12:00 pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Duke hyr në Kuvendin e Kosovës tanimë është parë deputetja e zgjedhur nga koalicioni VV-Lista Guxo, Donika Gërvalla. Gërvalla me këtë rast ka deklaruar se mbetet të shihet nëse opozita do të jetë në gjendje të ndjekë procedurën e seancës së…

Lajme
Duke filluar nga ora 12:00 pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Duke hyr në Kuvendin e Kosovës tanimë është parë deputetja e zgjedhur nga koalicioni VV-Lista Guxo, Donika Gërvalla.
Gërvalla me këtë rast ka deklaruar se mbetet të shihet nëse opozita do të jetë në gjendje të ndjekë procedurën e seancës së sotme.
“Të shohim sa do të jetë në gjendje opozita të ndjekë procedurën. Nëse janë gati të mos bllokojnë vazhdojmë me procedurat e parapara. Do ta shihni sot”, deklaroi Gërvalla, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se janë optimist dhe të gëzuar për seancën e sotme.
“Pak minuta ju bie të prisni, por e gjitha do të varet nga vullneti i opozitës. Presidentja dje ju tregoi se seanca konstituive nuk bëhet për të bllokuar por në sensin e ç’bllokimit. Jemi shumë optimist e të gëzuar që sot vazhdojmë këtë seancë”./Lajmi.net/