Gërvalla nuk e pranon që familjarët e Pacollit morën grante, mohon aferat korruptive- E mbron edhe Martin Berishajn

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u pyet edhe për dyshimet për korrupsion. “Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni”, tha Gërvalla. “Korrupsion ka”, tha Kerquki, ndërkaq Gërvalla e pyeti “ku po e bazon”. “E keni raportin e Departamentit të Shtetit ku thotë se ka korrupsion serioz”, tha Kerquki.…

Lajme

25/08/2025 21:37

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u pyet edhe për dyshimet për korrupsion.

“Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni”, tha Gërvalla.

“Korrupsion ka”, tha Kerquki, ndërkaq Gërvalla e pyeti “ku po e bazon”.

“E keni raportin e Departamentit të Shtetit ku thotë se ka korrupsion serioz”, tha Kerquki.

Më pas ajo u pyet për subvencionet që ka marrë familja e Fitore Pacollit.

“Vëllai i saj nuk ka marrë”, tha Gërvalla, ndërkaq Kerquki përmendi edhe dajën e Pacollit.

“Për dajën nuk e di, herën tjetër kur të vijë flas”, tha Gërvalla në T7.

Ndërkaq për Martin Berishajn Gërvalla tha se “është aferë e sajuar nga mediat”.

“Presidentja e Kosovës ka thënë se i ka ndëprrer komunikimet me këtë njeri të dyshimtë”, i tha asaj Kerquki, duke e pyetur se “si mund ta shpërfillin një skandal kaq të madh”.