Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe pasoja për sulmin në Banjskë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë takimit ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Vjenë, ka kërkuar heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se ato janë të padrejta dhe të paarsyeshme. Gërvalla ka deklaruar se sulmi paramilitar në Banjskë duhet të ketë pasoja reale për Serbinë, ndërsa ka kërkuar…

Lajme

04/12/2025 20:41

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë takimit ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Vjenë, ka kërkuar heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se ato janë të padrejta dhe të paarsyeshme.

Gërvalla ka deklaruar se sulmi paramilitar në Banjskë duhet të ketë pasoja reale për Serbinë, ndërsa ka kërkuar që organizatori Milan Radoiçiq të dalë para drejtësisë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ajo ngriti edhe trajtimin “poshtërues” që, sipas saj, autoritetet serbe po u bëjnë qytetarëve të Kosovës në kufi, nga ndalesat e pajustifikuara deri te arrestimet arbitrare.

Në takimin ku morën pjesë ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, Gërvalla theksoi se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë.

Ajo nënvizoi gjithashtu se perspektiva evropiane e Kosovës dhe siguria e saj janë të pandara, duke i bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë hapa konkretë në procesin e zgjerimit./lajmi.net/