Gërvalla në KS të OKB-së: “Banjska” u udhëhoq nga Radoiçiqi i cili ka fotografi me Gjuriqin
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë. Gërvalla tha se më 24 shtator 2023, Kosova u bë shënjestër e një sulmi të armatosur nga një grup…

Lajme
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë.
Gërvalla tha se më 24 shtator 2023, Kosova u bë shënjestër e një sulmi të armatosur nga një grup paramilitar me bazë dhe mbështetje në Serbi, të udhëhequr nga terroristi Millan Radoiçiq, i cili tha se ka lidhje edhe me ministrin e Jashtëm serb dhe përfaqësuesin e Serbisë në KS të OKB-së, Marko Gjuriqin.
“Më 24 shtator 2023, Kosova u bë shënjestër e një sulmi të armatosur nga një grup paramilitar me bazë dhe mbështetje në Serbi, të udhëhequr nga Millan Radoiciq, i cili publikisht njihet për lidhjet e tij me elitën politike në Serbi, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm serb, Gjuriqin, këtu që është”.
“Ka fotografi publike të Radoiciqit me Gjuriqin, ulur në një kafene në Beograd, që e dëshmojnë këtë lloj lidhje. Ky ka qenë akt i hapur agresioni, kryer nga një grup me trajnim ushtarak, pajisje e logjistikë ushtarake, të gjitha këto të siguruara nga Serbia”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo kritikoi edhe raportin e UNMIK-ut, raport ky që sipas saj, sulmin në Banjskë e quan “incident serioz”.
“Sipas Rezolutës 33/14 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kjo përbën agresion. Ta quash këtë incident serioz sigurie, siç bëhet në raportin e UNMIK-ut këtu, jo vetëm që është keq përshkrim, por është shtrembërim. Faktet janë të qarta, Serbia e ka armatosur, trajnuar e mbështetur politikisht këtë grup që përfundimisht vrau Afrim Bunjakun. Jo vetëm që ishte terrorizëm, por ishte akt i luftës”, tha ajo.