Gërvalla me “ultimatum” edhe pse s’kanë vota: Pas 48 orëve të zhbllokohet kjo situatë, propozimin e bën partia fituese dhe pikë

Deputetja e Listës Guxo, ministrja në detyrë Donika Gërvalla- Schwarz u deklarua pas përfundimit të seancës e 20-ta me radhë ku dështoi arritja e konstitimuit të Kuvendit të Kosovës. Gërvalla u bërit thirrje deputetëve që të zhbllokojnë situatën e të votojnë për ndryshimin e procedurës apo votimit të fshehtë. “Sot fatkeqësisht ishit  dhe ju dhe…

Lajme

23/05/2025 11:43

Deputetja e Listës Guxo, ministrja në detyrë Donika Gërvalla- Schwarz u deklarua pas përfundimit të seancës e 20-ta me radhë ku dështoi arritja e konstitimuit të Kuvendit të Kosovës.

Gërvalla u bërit thirrje deputetëve që të zhbllokojnë situatën e të votojnë për ndryshimin e procedurës apo votimit të fshehtë.

“Sot fatkeqësisht ishit  dhe ju dhe ne dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës për konstituimin e institucioneve të vendit. Kjo situatë është e papranueshme, është një situatë e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme por për të gjetur zgjidhje kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë kuvendin dhe duke bllokuar kuvendin bllokojnë mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e kuvendit mbi institucionet e pavarura. Mua s’më mbetet tjetër se të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet, sepse beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë e jo për një temë është e vetkuptueshme. E di se po përsëritemi por Kushtetuta ia njeh të drejtën ekskluzive për propozim fituesit të zgjedhjeve dhe në këtë moment më duket është seanca e 10-të ku po votohet për procedura”, deklaroi Gërvalla, shkruan lajmi.net.

Gërvalla tha se duhet urgjentisht që pas 48 orëve të zhbllokohet kjo situatë, e më pas Albin Kurtit i mbete të marrë përgjegjësi.

“U bëj thirrje deputetëve të gjithë atyre që mendojnë se qytetarët nuk e meritojnë këtë bllokadë të votohet për zhbllokim. Është e drejta e tyre të votojnë kundër e të abstenojnë, por s’është e drejtë e tyre të mos marrin pjesë në votim për procedurë. Prandaj do duhej që urgjentisht pas 48 orëve të zhbllokohej kjo situatë e më pas Kurtit i mbetet të marrë përgjegjësi për formimin e qeverisë, e aty pastaj jemi tek numrat e tek situate e fillojnë rrjedhin afatet ligjore për formimin e qeverisë. E dëmton imazhin e vendit, natyrisht se një parlament që e bllokon vet-veten natyrisht se lë shije të keqe tek miqtë tanë dhe tek ata që na duan më së paku. Për t’i vetëdijesuar se duhet të marrin pjesë në seanca dhe e di se tendenca është që në opinion të orientohet debate rreth një emri të përveçëm, tani çështja është tek votimi i fshehtë pra të procedura ku s’mund të kthehemi më prapa. Duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi e nga ky kuvend ku do të duhej të konsituohej shumë më herët”, tha ajo.

Gërvalla përmendi edhe ofertën që patën për LDK-në për koalicion e që sipas saj partitë politike nuk duan t’i sfidojnë, por duan ta qesin Kosovën keq.

“Ne jemi përpjekur në momentin kur LDK-ja deklaroi se kanë nevojë për një marrëveshje politike e u kemi bërë ftesë për koalicion dhe përgjigjet i dini. Përgjigja ka qenë një propozim absurd për të kthyer Kosovën në kohën e UNMIK-ut, kur Kosova ishte shtet në tranzicion. Ne kemi nevojë për qeveri të qëndrueshme e besim të qytetarëve. Vota ose mos votimi bllokon proceset, pra s’mund t’i parashtroni pyetjet për ata që po votojnë. Dëshira s’është për ta na sfiduar, por për ta bërë Kosovën si një shtet që s’mund të marrë vendime. E kjo duhet të marrë fund, e pa presion publik kjo s’mund të marrë fund. Kërkojmë presionin qytetarët e të thonë hapur se presin zhbllokimin e bllokadës në kuvend e që kjo bllokadë është e papranueshme dhe e pakuptueshme për gjithkënd. Propozimin e bën partia fituese dhe pikë, ne s’kemi propozuar këdo, por gruan më të votuar të kësaj legjislature. E numër i votave që është më shumë se të gjithë të tjerët në karriget e tyre opozitare. S’është çështja tek Haxhiu, por tek bllokimi i kuvendit./Lajmi.net/