Gërvalla i del në mbrojtje Pecit, sulmon Prokurorinë: Ministri më shembullor, po i njollosin figurat më të suksesshme dhe të pastra politike

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakut të saj, Faton Peci që është duke u marr në pyetje që disa orë për skandalin për fabrikën për mbetjet e kafshëve. Gërvalla ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e quajtur inskenim të gërrditshëm aksionin e sotshëm në Ministrinë…

Lajme

27/05/2025 18:34

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakut të saj, Faton Peci që është duke u marr në pyetje që disa orë për skandalin për fabrikën për mbetjet e kafshëve.

Gërvalla ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e quajtur inskenim të gërrditshëm aksionin e sotshëm në Ministrinë e Bujqësisë, shkruan lajmi.net

“Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati.”, ka shkruar Gërvalla ndër të tjera në postimin e saj.

Ajo tutje akuzoi Prokurorinë se po i njollosin figurat e suksesshme dhe të pastra politike.

Postimi i plotë:

Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati.
Hakmarrje e shëmtuar ndaj betejës së suksesshme të Fatonit kundër korrupsionit dhe guximit të tij për t’u ballafaquar me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale.
Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë.
Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë./lajmi.net/