​Gërvalla e Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, nënshkruan sot marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë në luftëra të ndryshme e të cilat ndodhen në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga vetë diplomati gjerman përmes një postimi në Twiter. “Kjo ia mundëson Volksbund që të…

Lajme

10/08/2022 19:18

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, nënshkruan sot marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë në luftëra të ndryshme e të cilat ndodhen në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga vetë diplomati gjerman përmes një postimi në Twiter.

“Kjo ia mundëson Volksbund që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi për këto varre të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare. Faleminderit për këtë gjest respekti”, shkroi Rohde në Twitter.

Ndryshe, Volksbund në emër të Qeverisë gjermane kryen regjistrimin, ruajtjen dhe kujdesin për varret e gjermanëve të vdekur në luftëra jashtë vendit të tyre.