Gerti publikon fotografi me Julin nga “Lamborghini” e thotë se ish e dashura po dëshiron të përfitojë nga audienca e saj

Juliana Nura është një prej emrave që u bë e njohur nga edicioni i kaluar i Big Brother VIP Kosova. Por së fundi Juli u përmend për një lidhje të mundshme me një mashkull që si fillim ishte “mister”. Para disa ditëve lajmi.net raportoi se i dashuri i Julit në fakt është Gerti Beqiraj, që…

ShowBiz

22/10/2024 13:58

Juliana Nura është një prej emrave që u bë e njohur nga edicioni i kaluar i Big Brother VIP Kosova.

Por së fundi Juli u përmend për një lidhje të mundshme me një mashkull që si fillim ishte “mister”.

Para disa ditëve lajmi.net raportoi se i dashuri i Julit në fakt është Gerti Beqiraj, që në publik del si “pronar” i shumë bizneseve.

Përpos kësaj, lajmi.net raportoi se në fakt Gerti kishte edhe një lidhje tjetër dashurie, e që po mashtronte në fakt këto dy gra.

Në lidhje me këtë lajmi.net raportoi fakte të shumta, që lidhen me “mashtrimet” e këtij të fundit.

Por tani Gerti ka zgjedhur që të publikoi fotografi me Julianën, një në veturë e një tjetër veç të saj, e duke thënë se dikush po mundohet të përfitoj nga audienca e Julianës.

Ndryshe ai është akuzuar madje se ka “përdorur” Julin për të reklamuar parfumet që në fakt janë të Kadies./Lajmi.net/