Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Një incident ka ndodhur në natën e sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 4. Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime. Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim më të duhur. “Ndodhi ajo e shampanjës,…
ShowBiz
Një incident ka ndodhur në natën e sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 4.
Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime.
Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim më të duhur.
“Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty.
E më pas shtoi: “Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”.
Deri më tani nuk është bërë ndonjë njoftim në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtarit pejan.
View this post on Instagram