Gërmia nuk do të bllokohet për vetura

Njëra nga kërkesat e komunitetit të çiklistëve X3M Bikers Prishtina, për bllokimin e rrugës në parkun e Gërmisë, nuk ka marrë miratimin nga Komuna e Prishtinës. 

Lajme

23/04/2014 19:13

Gjatë një takimi që çiklistët kanë pasur të mërkurën me drejtorin e Shërbimeve Publike, në Komunën e Prishtinës, Ardian Gashi, ata kanë marrë përgjigje negative për kërkesën e tyre.

Gashi ka thënë se arsyeja e pengesës janë banorët e fshatit Butovc.

Mirëpo Gashi u ka thënë çiklistëve se kjo gjë do të shikohet edhe njëherë në shtator.

“Bllokimi i rrugës në parkun regjional Gërmia është i pa mundur të realizohet për momentin. Arsyeja kryesore janë banorët e fshatit Butovc. Mirëpo është duke u hartuar plani për parkun Gërmia, i cili do të përfundojë në muajin shtator 2014, ku do të bëhet zgjidhja e qasjes për banorët e Butovcit nga rruga MAT-i”, thuhet në njoftimin e Komunës.