Genta e ‘Big Brother’: Kam 50 ditë pa bërë seks, i dashuri është në Itali, unë s’jam murgeshë

Ish-banorja e "Big Brother" iu përgjigj ndjekësve që e pyesnin lidhur me jetën private.

ShowBiz

16/04/2020 16:01

Genta Gjalpi është një prej ish-banoreve të “Big Brother” më të komentuara, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi vendosi t’iu përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku edhe zbuloi që është në lidhjem e një djalë nga Italia.

Genta u shpreh e mërzitur pasi ka javë që nuk ka mundur ta takojë partnerin për shkak të pandemisë COVID-19.

E pyetur se cila është gjëja e parë që do ta bëjë pas pandemisë, ajo tha se do të shkojë tek i dashuri, ndërsa me humor u shpreh se e di që nuk e ka tradhtuar gjatë kësaj kohe.

Atë e pyetën edhe se cila ishte hera e fundit kur ka bërë dashuri, ndërsa pa hezitim u përgjigj se ka 50 ditë që nuk ka bërë seks, për shkak se partneri po qëndron në Itali.

“Ça të thotë motra jote, 50 ditë e 50 net që se kemi parë…me sy. Më mungon zemra ime, aq më tepër ai është në Itali, kush e di kur do takohem me të. 50 deri tani që s’kam bërë seks. Kaq ma qani hallin mos bëhem prapë murgeshë?”, ishte përgjigja e saj. /Lajmi.net/