Genta bën befasi për fansa

Këngëtarja Genta Ismajli ka lënë një mbishkrim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku tregon se disa prej fansave të saj do të fitojnë bileta falas për koncerte të saj. Genta do të ndajë 250 bileta për fansat e saj

ShowBiz

31/12/2014 18:28

Faqja e Genta Ismajlit është faqja me më së shumti fansa në rrjetin social Facebook, e për këtë arsye këngëtarja ka vendos të jap 250 bileta falas për koncertet e saj.

“Meqë faqja e Gentës në Facebook është më e madhja me fansa dhe keni qënë pjesëmarrës masivisht në të gjitha eventet e 2014 ekipi i Gentës ka vendosur të shpërbleje 250 fansa me Premium Karta ku gjate gjithë vitit 2015 kanë mundësi të kenë hyrjen falas në të gjitha koncertet, kupona për pije, qëndrim në prapaskenë dhe shumë përparësi tjera”, ka shkruar Genta, transmeton lajmi.net

“Ajo që duhet të bëni është të regjistroheni në këtë lidhje: http://goo.gl/NeC29Z dhe ta shpërndani këtë status. Përzgjedhja do të bëhet automatike dhe kartat do të shpërndahen në muajin mars me poste, regjistrimi vlen për te gjitha shtetet. Suksese!!!”, shkruan tutje këngëtarja. lajmi.net