Genoa nuk e transferoi Messin për 50 mijë euro
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka bërë të ditur se klubi i tij kishte mundësinë e transferimit të Lionel Messit para se ai të shkonte në Barcelonë, për vetëm 50 mijë euro.

Sport
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka zbuluar se klubi i tij kishte mundësinë e transferimit të Lionel Messit para se ai të shkonte në Barcelonë, për vetëm 50 mijë euro.
“Aso kohe ai kishte një problem fizik që në fund u tejkalua”, deklaroi Preziosi për “Gazzetta Tv”.
“Investimi ishte i rëndësishëm, u desh të paguanim 50 mijë euro, si dhe të mendojmë për akomodimin e familjes së tij”, u shpreh kreu i klubit italian.
Kur e mendon se sa kushton Messi sot, Preziosi është me fat që e merr gjumi natën.