Genoa i merr tri pikë të rëndësishme Juvetusit

Genoa ka arritur të marrë fitore ndaj Juventusit.

Sport

06/05/2022 23:00

Ndeshja e xhiros 36 në mes Genoa – Juventus ka përfunduar me fitore të ekipit vendas 2:1

Genoa ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, shkruan lajmi.net.

Ishin fillimisht ekipi mysafirë që kaluan në epërsi me anë të Paulo Dybalas në minutën e 48` të ndeshjes.

Por, vendasit nuk u dorëzuan kështu duke shënuar së pari me anë të Gudmundsson në minutën e 87` dhe më pas nga pika e bardhë i saktë u tregua Criscito në minutat shtesë të takimit.

Pas kësaj disfate Juventusi qëndron në vendin e katërt me 69 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në vendin e 18  me 28 pikë./Lajmi.net/