Gënjeshtrat në Facebook dëmtojnë kujtesën

Nëse gënjeni për jetën tuaj në Facebook vetëm sa për t’i impresionuar miqtë të cilët i keni aty, mund të bëj që t’iu dëmtohet kujtesa, pasi që një psikolog ka paralajmëruar se mediat sociale kanë aftësinë për të shkatërruar koherencën ndërmjet jetës tonë reale dhe kujtimeve false online.

Lifestyle

29/12/2014 16:57

Psikologu Richard Sherry bëri këtë deklaratë pas një sondazhi të ri i cili zbuloi se dy të tretat e përdoruesve të internetit e shtrembërojnë të vërtetën për jetën e tyre, duke gënjyer se është duke dalur me miqtë por që në të vërtetë qëndron në shtëpi dhe vetëm e poston në Facebook kinse ka dalur, transmeton Lajmi.net.

Sondazhi, i kryer nga një faqe e internetit e quajtur Pencourage, zbuloi gjithashtu se një e pesta e të rriturve të rinj të moshës 18-24 pranuan se profilet e tyre në Facebook nuk përmbajnë asgjë në ngjashmëri me realitetin.

Tre nga dhjetë përdoruesit kanë pranuar se janë të paaftë për të jetuar me imazhin e tyre të rremë online.

Sherry, një anëtar themelues i Shoqatës së Neuropsikoanalistëve, tha: “Të jesh konkurrues dhe të shfaqesh ai që nuk je është e pakuptueshme. Sidoqoftë, ana e errët e ktij konformiteti social është kur ne thellësisht e humbim veten ose e mohojmë atë për tu ndjerë më mirë apo për t’iu dhimbsur dikujt deri në atë shkallë sa që më nuk e njohim vetveten, nuk i kujtojmë gjërat që kanë të bëjnë me ne apo pikëpamjet tona”.

“Kur kjo fillon të ndodhë, ndjenja e fajit dhe neveria ndaj vetës mund të krijojë një kurth njohës të tjetërsimit dhe ndoshta edhe ndjenjës së shkyçjes dhe paranojës”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Dr Sherry tha gjithashtu se në vend se të shmangni realitetin tuaj në Facebook, ju duhet ta shfaqni atë.